13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Departamenti i Shtetit kritikon presidenten Osmani: Shkarkimi i Dakës mund të ketë pasur prapavijë politike

Rekomandime

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të SHBA’së , thuhet se vendimi i Vjosa Osmanit për të shkarkuar Valdete Dakën mund të ketë pasur prapavijë politike.

- Advertisement -

Misioni i BE’së për observimin e zgjedhjeve e kishte cilësuar vendimin e Osmanit si jo adekuat e të motivuar politikisht.

Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryetaren e KQZ-së më 14 qershor, katër vite para përfundimit të mandatit të saj të dytë dhe një ditë para zgjedhjeve komunale, nuk mund të merret si adekuat as nga arsyetimi i vendimit e as nga bazat e numëruara në Ligjin Gjeneral të Zgjedhjeve. Rrjedhimisht, të dy vendimet shihen nga partitë opozitare dhe shoqëria civile shihen si politikisht të motivuara”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kujtojmë se Valdete Daka nga KQZ është shkarkuar me vendim të Vjosa Osmanit dhe në vend të saj u emërua Kreshnik Radoniqi.

- Advertisement -

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për:

kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe KRlMET që përfshijnë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera të margjinalizuara.

- Advertisement -

Këtu keni raportin e plotë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit