3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shqiptarët e Preshevës dhe Bujanovcit e befasojnë edhe më keq se Kurti Vuçiqin në referendum

Rekomandime

Të dielën në Serbi është zhvilluar referendumi për ndryshimet kushtetuese. Raportohet për përqindje shumë të ulët të votuesve në Preshevë dhe Bujanoc.Ndonëse materiali shpërndarës i votimit u bë edhe në këto zona, shqiptarët në Luginën e Preshevës që e shfrytëzojnë këtë të drejtë janë të paktë.Sipas medieve lokale atje, në shumë qendra të votimit në komunën e Bujanocit, përqindja e personave që e kanë votuar referendumin është zero.

- Advertisement -

Në vendvotimin 55 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, 3 për qind nga 900 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.Ndryshe nga këtu, në fshatin Konçul, të paktën deri në mesditë, nuk u paraqit as edhe një votues.

Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Preshevës, ku shumica e qytetarëve kanë vendosur ta bojkotojnë këtë proces.

E, aktivistë të shoqërisë civile atje e tregojnë një arsye për këtë.Valon Arifi përfaqësues i shoqërisë civile në Preshevë theksoi vendimi ishte i duhuri, por e ka një kritikë për të parin e Qeverisë të Kosovës.Se vendimi për moslejim të Referendumit është i drejtë, e thotë edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.E për numrin e vogël të pjesëmarrësve shqiptarë në referendum, ai ka një përgjigje.Referendumi në fjalë, i organizuar nga Serbia, ka të bëjë më sistemin e drejtësisë, ku parashihet që gjyqatarët të mos zgjidhen më nga parlamenti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit