-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Pse dallon flamuri që e përdorim ne dhe ai në Departamentin e Shtetit?

Rekomandime

Çështja e flamurit të Kosovës, është kthyer në kryetemë sidomos pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë, i cili dikur e kishte quajtur këtë flamur lara-lara.

- Advertisement -

Liderët e Kosovës nga zyret e tyre ku presin e përcjellin mysafirë të shumtë, zakonisht publikojnë edhe fotografi. Prapa tyre, siç e kërkon edhe ligji gjithmonë qëndron flamuri i Kosovës, i cili ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.

Mirëpo, nëse shikohet me vëmendje vërehet një dallim i madh mes flamurit që gjendet në institucionet e liderëve të vendit, me atë që vendoset kur ata janë në ndonjë vizitë jashtë vendit


Kjo është vërejtur së fundmi edhe në vizitën që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prit nga Sekretari Amerikan, Michael Pompeo.

- Advertisement -

Nëse shikohen me vëmendjet pamjet që u publikuan nga takimi, vërehet se flamuri i Kosovës i vendosur në Departamentin e Shtetit për nder të vizitës së Thaçit, dallon shumë prej atij zyrtar. Ngjyra blu edhe ajo e verdhë, siç shihen edhe në pamje paraqiten më të theksuara.

Ky kombinim ngjyrash që dallojnë nga versioni zyrtar, është parë edhe në flamurin që tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mban në zyrën e tij.

- Advertisement -

Ndryshe, flamuri i Kosovës u adoptua nga Parlamenti menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime. Versioni zyrtar i flamurit, ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit