11.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Shqiptarët e Shkupit, do të bëjnë tifo për Kosovën

Rekomandime

Mediumi shqiptar nga Maqedonia e Veriut Lajm TV ka bërë sot një anketë me vox-pope në rrugët e Shkupit, aty ku shumica e qytetarëve kanë treguar se sonte do jenë përkrahës të Kosovës.

- Advertisement -

Në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut janë gjashtë futbollistë shqiptarë, prej të cilëve të paktën katër parashikohen ta nisin nga minuta e parë ndeshjen kundër Kosovës, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Shkupit duken të prerë sa i përket Kombëtares se do ta përkrahin.

Të gjithë qytetarët e anketuar, të cilët u përkasin moshave të ndryshme shprehen në favor të fitores së Kosovës, teksa disa nga ta parashikojnë fitore 2 me 1 për “Dardanët” e disa të tjerë fitore me dy gola avantazh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit