3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shqiptarët hakmerren për sulmin ndaj kosovarëve në Shkup, rrahin tifozët maqedonas

Rekomandime

Në qendrën e Shkupit afër stacionit të autobusit “Rekord” është incizuar një video ku shihen se si rrihen dy grupe.

- Advertisement -

Personat në fjalë fillimisht bisedojnë mes vete ndërsa njëri prej tyre incizon. Pastaj, katër persona me boksa dhe shqelma godasin dy djem.

Ende nuk ka informacione zyrtare nga MPB në lidhje me rastin.

Nga burime jo-zyrtare thuhet se sulmuesit janë tifo grupi “Shvercerat” të cilët me këtë veprim kanë kryer hakmarrje për incidentin e disa ditëve më parë, kur “komitët” sulmuan disa kosovarë në Shkup.

- Advertisement -

Kjo ngjarje nuk është e para e këtij lloji, edhe më herët, sidomos para zgjedhjeve, grupacione të caktuara politike kanë nxitur urrejtje ndëretnike për poena politik ditor, duke promovuar politika nacionaliste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit