10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ish kapiteni i Shqipërisë: Le të më shajnë! Djali im kurrë s’do të luajë për Shqipërinë

Rekomandime

Djali i Rudi Vatës, Rocco, ka vendosur të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar me Republikën e Irlandës (prej nga ka rrënjët nëna e tij).

- Advertisement -

Djali i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi do të luajë për Irlandën U-15, edhe pse mund të mos jetë zgjedhje përfundimtare. Këtë gjë e zbulon vetë ish-mbrojtësi i Shqipërisë, në një deklarim për “Scottish Sun”. Ish-lojtari i Celtic, që luajti 59 ndeshje me fanellën kuqezi, fitoi Kupën e Skocisë më 1995.

Djali i tij Rocco, 14 vjeç, është në akademinë e Celtic dhe do të bëjë paraqitjet e para me Irlandën U-15. Vata, 50 vjeç, tani agjent dhe ekspert televiziv për futbollin, tha: Askush në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk më kontaktoi për Roco. Sipas tij FSHF nuk tregoi asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, Roco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Por kjo bie ne kundershti me moshen dhe me mundesine ku mund te luaj i biri, gjithsesi ky mbetet justifikimi i tij, pasi ka inate personale me FSHF!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit