10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

S’arritën të siguronin bileta në Prishtinë, tre tifozë anglezë bën një përpjekje interesante për ta shikuar lojën

Rekomandime

Rreth 2000 tifozë anglezë vikendin e kaluan në Prishtinë.

Ata erdhën në Kosovë për të parë ndeshjen futbollistike Kosovë – Angli, ku përveç fitores, ata morën me vete edhe kujtimet më të bukura.

Mikpritja, dashuria dhe respekti që ua ofruan kosovarët atyre, u bë edhe një nga lajmet kryesore në mediat kryesore britanike, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Por, jo të gjithë patën bileta për të parë këtë ndeshje. Tre të rinj anglez nuk arritën të siguronin bileta, por ata e bën të pamundurën që të shohin pak nga loja.


Pak para se Indeksonline t’ua hapte dyert, për të parë nga zyret e tyre këtë lojë, anglezët përmes një fotografie të postuar në Facebook, treguan një përpjekje qesharake.

Ata kishin bërë një operacion, duke marrë disa skele, por që u dështoi.

- Advertisement -

“Para se të futeshim në zyret e mediumit për ndeshjen Kosova kundër Anglisë, kjo ishte përpjekja jonë e mëparshme për ta shikuar atë. Disa skele të “vjedhura”, derisa Shep dhe Cooper, drejtuan operacionin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit