Publicisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi ka publikuar një foto në Facebook nga një takim mes shqiptarësh në SHBA, ndërsa shkruan se kur jemi të bashkuar gjithmonë arrijmë suksese.
“Komuniteti shqiptaro-amerikan po (ri) mobilizohet. Mbrëmë, pas një takimi shumë të mirë shqiptarësh, aktivistë veteranë dhe të rinj të çështjes shqiptare, nga shtete të ndryshme të Amerikës.
Ne shqiptarët kemi disa shtete, por një atdhe. Kur jemi të bashkuar gjithmonë arrijmë suksese” shkruan ai. Uk Lushi nuk jep detaje nga biseda apo nisma, kështu që lëvizja mbetet për t’u parë.