10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Masat parandaluese të Covid-19 do të vazhdojnë, por me disa ndryshime në rreptësinë e tyre

Rekomandime

Kërkesë për qeverinë që pas 26 shtatorit të lirojë masat për personat e vaksinuar kundër COVID 19.

Edhe të premten vazhduan numrat e frikshëm të vdekjeve nga COVID 19 në Kosovë.

- Advertisement -

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, betejën me virusin e humbën 17 femra e 13 meshkuj, duke çuar numrin e viktimave në 30 për një ditë.

11 nga të vdekurit i përkasin grup-moshës 70-79, 7 grup-moshës 50-59, 6 ishin në të 60-tat, 4 persona përmbi 80 vjeç, dhe nga 1 viktimë ishin në grup-moshat 40-49 dhe 30-39.

8 nga ata që humben këtë betejë ishin nga kryeqyteti, 5 në Prizren, 3 në Ferizaj, nga 2 viktima shënuan Skenderaj, Vushtria, Gllogovci e Gjilani ndërsa Lipjani, Gjakova, Suhareka, Kamenica, Rahoveci e Dragashi regjistruan nga 1 rast vdekjes.

- Advertisement -

Ndërkohë në këtë periudhë kohore pozitiv me COVID 19 rezultuan edhe 685 qytetarë nga 9415 testime sa u bënë, 24 nga ta fëmijë deri në moshën 9 vjeçare e 64 të tjerë në grup-moshën 10 deri në 19 vjeç.

- Advertisement -

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë ka arritur në 19.923 pasi 1.384 qytetarë e mposhten këtë sëmundje të premten.

Ani pse gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan mbi 20 mijë persona dhe tani janë dhënë rreth 1 milion vaksina, situata me COVID 19 po vazhdon të mbetet e rëndë.

Për këtë arsye në takimin që u realizua të premten mes ministrin të shëndetësisë e kryetarëve të komunave, u vendos që masat e njëjta të vazhdojnë edhe pas 13 shtatorit.

Me disa ndryshime të vogla në rreptësinë e tyre.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se i bëri kërkesë qeverisë që pas 26 shtatorit të lirojë masat për personat e vaksinuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit