-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqiptarët në Ushtrinë e Zvicrës këndojnë “Xhamadani vija-vija”

Rekomandime

Ushtarët shqiptarë mendojnë të lëjnë gjurmë në shtetet e huaja. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe disa të rinj me origjinë shqiptare, por që shërbejnë në Ushtrinë e Zvicrës.

Në një video që po qarkullon në “Tiktok”, shihen pjesëtarë të ushtrisë të cilët këndojnë këngën mjaft të dashur për shqiptarët, “Xhamadani vija-vija”.

Sipas gazetës “20 minuten” kënga konsiderohet si himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe, teksa në të thuhet: Si fijet e kësaj xhakete, aq afër janë Kosova dhe Shqipëria. Oh sa e madhe është Shqipëria”. Nën hashtagun #sëissarmy videoja ka marrë rreth 1200 pëlqime.

- Advertisement -

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë së Zvicrës, Daniel Reist, i cili thotë se nuk ka marrë ndonjë sinjal për videon, por nuk e shikon si problem.

“Në këtë formë joformale në një makinë të mbyllur, kjo nuk na shqetëson.”-deklaroi Reist.

Ndërkohë, një tjetër zyrtar i ushtrisë zviceriane shtoi:

- Advertisement -

“Në ushtrinë tonë shërbejnë shumë qytetarë me pasaportë dhe shtetësi të dyfishtë. Pra është e qartë se ata do të sjellin kulturën e tyre në ushtri.”thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak në Akademinë Ushtarake (Milak) në ETH Cyrih.

Sipas Tresch, nëse himni do të ishte kënduar në publik, kjo ndoshta mund të ketë pasoja disiplinore. Të tilla si në pranverën e vitit 2015, kur ushtarët në transportin publik pozonin me flamurin shqiptar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit