6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shqiptarët rikujtojnë me respekt vizitën 13 vjet më parë të George W. Bushit në Shqipëri

Rekomandime

Presidenti amerikan George W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë. 13 vjet më parë, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007, ai dhe bashkëshortja e tij Laura u pritën në Aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha.

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha presidentit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

- Advertisement -

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisaari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

- Advertisement -

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

- Advertisement -

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai.

Bush takoi në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, Bush doli, jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë. Presidenti amerikan George Bush ka mbërritur në Tiranë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Presidenti Bush gjatë kësaj vizite në Shqipëri i hapi rrugën Kosovës që të shpallë pavarësinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit