86 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Suharekës rregullimi i parkut të qytetit dhe hapsirave gjelbëruese por pa kaluar as një muaj që nga përfundimi i punimeve ky park ka filluar të shkatërrohet.
Persona të pandërgjegjshëm i kanë demoluar figurat e lojës së shahut që janë bërë copë-copë duke i hedhur gjithandej nëpër park.
Por ajo që bie ne sy është edhe cilësia e dobët e punimeve, ngjyra në fushat e shahut është fshirë në tërësi ende pa kaluar muaji.
- Advertisement -
Për këtë ngjarje ka reaguar përmes facebook-ut edhe kryetari i komunës së Suharekës duke e quajtur akt të ulët dhe njëherit ka premtuar se do ta rregulloj sërish.