11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Shqiptari “gdhend” në trup historinë e popullit shqiptar

Rekomandime

Shumë persona vendosin që figura të ndryshme apo data t’i “gdhendin” në trup përmes tatuazheve, por Leonard Kastrati ka vendosur që dashurinë për vendin e tij ta tregoj në një mënyrë të veçantë.

Kosovari ka “gdhendur” në trup historinë e popullit shqiptar, duke bërë tatuazh fitugrat që kanë lënë gjurmë duke nisur nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, Isa Boletini, Adem Jashari e të tjerë.
Ai tregoi se ka gdhendur momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë ndërsa planifikon të bëjë dhe kështjellën e Krujës. Për më tepër, ai ka përjetësuar dhe familjen e tij. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se tatuazhet i ka realizuar në Suedi.

- Advertisement -

“Së pari kam bërë shqiponjën. Së pari, mendova diçka me familjen dhe me fëmijët. Kisha një plan me fëmijët bashkë me luan. Kisha qejf me bërë diçka me historinë tonë. Akoma nuk është përfunduar. Dua të bëj Krujën.“, tha mes të tjerash shqiptari nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit