Një shqiptar është qëIIuar mbrëmjen e sotme në një restorant në qendër të Athinës.
I pIagosuri është 39-vjeç sipas mediave greke, por identiteti i tij nuk jepet.
Ai ishte duke ngrënë në momentin që një person iu afrua duke e qëIIuar dy herë në kokë dhe në bark.
Në vendin e ngjarjes mbizotëron kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan.
Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.