5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shqiptari në Ukrainë: Çdo ditë trajnojmë 200 persona për veprimet ushtarake në grupe

Rekomandime

Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.

Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.

- Advertisement -

Në rast sulmi ata do të përfshihen në atë që është pagëzuar me emrin Forca Territoriale Mbrojtëse e Kievit. Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.

Në një bisedë telefonike për Top Channel, Emanueli shpjegoi procesin e trajnimit.

“Çdo ditë ne trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe. Ne u mësojmë si të jenë të aftë të dine veprimet bazë dhe kujdesin ndaj armëve të zjarrit që të mos lëndojnë shokët dhe njerëzit e paarmatosur . Si të koordinohen në grup e të lëvizin në formacione të ndryshme. U mësojmë metodën më efikase për hapje zjarri ndaj armikut.

- Advertisement -

Si të kuptojnë nga vjen goditja e zjarrit ndaj tyre në terrenet urbane ose në terrene pyjore. Rëndësi merr edhe se si ata të mbrohen e të evakuojnë shokët e plagosur duke u dhënë ndihmën e parë.

Se si të japin ndihmën e parë të lënduarve”, tregon ushtaraku shqiptar i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë dhe është bërë pjesë e ushtrisë së këtij vendi pasi është pranuar dhe ka nënshkruar një kontratë.

- Advertisement -

Të gjitha këto tregon Emanueli për Top Channel, janë veprime ushtarake që mësohen në 15 muaj por po mundohemi t’ja mësojmë sa më shpejt civilëve.

Ai tregon edhe detaje të tjera.

“Trajnimi ynë përfshin gjithashtu si qytetarët ukrainas të jenë efektiv nën komandat e liderit të tyre dhe sesi të jenë efiçent fizikisht dhe të mbrojnë territorin që i është caktuar. Merr rëndësi për ta të dinë si të mbrohen kur ka sulme ajrore, artileri dhe sulme të koordinuara nga ajri,toka së bashku. U mësojmë po ashtu përdorimin e granatave të dorës”, thekson ai.

Emanueli shpjegon po ashtu, se ai këto trajnime i organizon në kuadër të përfshirjes së tij në atë që njihet si Legjioni Gjeorgjian, i drejtuar nga veterani Iuftës në Gjeorgji , Mamuka Mamulashvil.

Siç shihet edhe nga këto foto, mobilizimi i ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit