2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shqiptari privon nga jeta babain e dy fëmijëve në Angli: Si i dëgjoi papagalli të shtënat?

Rekomandime

Një shqiptar i akuzuar për privimin nga jeta të një 30-vjeçari në Angli ka dalë para gjykatës, ku u bënë publike disa detaje të reja, por edhe të çuditshme.

Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019, ndërkohë që gjykata ka deklaruar se ka qenë një papagall, i cili ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

- Advertisement -

Mediat në Britani thonë se shqiptari i arrestuar për ngjarjen është Eugert Merizaj, 31 vjeç me banim në Leicester, ndërsa viktimë mbeti Hamaand Ali Hussain, babai i dy fëmijëve. Krimi dyshohet se ka ndodhur për pazare droge.

Gjykatësi, i cili i referohet dëshmisë së pronarit të papagallit thotë se ai sapo ka dëgjuar të shtënat është tronditur dhe ka ikur nga kafazi.

Pronari i papagallit, David Walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.

- Advertisement -

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre burra duke vrapuar, pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një burrë i pestë doli nga shtëpia dhe mbylli derën”, ka arsyetuar gjykatësi.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për mizorinë e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Personi i katërt që u gjykua për privimin nga jeta është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu – janë të në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vr.asje.

PRETENDIMET E PROKURORISË

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës, që çoi në mosmarrëveshje me Hussain.

Po ashtu Prokuroria pretendon se Xhaferi veproi si një “ndërmjet” për bandën shqiptare dhe Hussain. Këtë të martë, gjykata u shpreh se Merizaj ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kadiun, Pirijen dhe Markun – dhe se ata u takuan në një shtëpi në Bolton më 5 shtator – një takim që prokuroria thotë se ishte për të planifikuar vr.asjen.

Prokuroria thotë se Hussain u ekzekutua brenda pak sekondash, ndërsa shton se edhe pse Merizaj nuk e tërhoqi këmbëzën e armës, ai është organizatori i vr.asjes.

Sipas gjykatës, arsyeja e vërtetë e vr.asjes dyshohet se ishte një borxh ose mosmarrëveshje droge. Gjyqi për të pandehurin shqiptar vazhdon ende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit