1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqiptari thirrje nga burgu famkeq i Idrizovës: Na ndihmoni, janë duke na marrë shëndetin

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shpalosur edhe njëherë detaje nga burgu famkeq i Idrizoves.

Ai ka treguar se në këtë burg kryhen keqtrajtime shtazore, tortura të shumëllojta fizike e psikolgjike dhe se të burgosurit me sëmundje të rënda lihen pa mjekim.

- Advertisement -

Shkaku i këtyre keqtrajtimeve, Berisha i ka bërë thirrje disa institucioneve të ushtrojnë kontrolle të rrepta mbi këtë institucion.

“Ju bej thirrje deputeteve te parlamentit te Maqedonise se Veriut, avokatit te popullit, Komisionit kunder Tortures te KE, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB dhe te Parlamentit Europian te ushtrojne kontroll te rrepte mbi kete institucion famzi dhe te vendosin para pergjegjesise te gjithe zyrtaret pergjegjes per situaten dramatike te te drejtave te te burgosurve aty”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Berisha ka publikuar edhe denoncimin e një të burgosuri.

- Advertisement -

Ai ka rrëfyer tmerrin që e përjetojnë në këtë burg si dhe friken për tu ankuar tek gardianët të cilet i “ngulfatin” duke iu dhënë hapa mjekësor.

Rrëfimi i tij emocionon edhe më shumë kur ai tregon humbjen e shokut të tij i cili vuante nga sëmundja e kancerit ku si pasojë e mungesës së trajtimit kishte ndrruar jetë.

- Advertisement -

Rrëfimi i plotë pa ndërhyre:

“Pershendetje jemi disa te rinj ne Burgun famkeq te Idrizoves(shkup-maqedoni) ju lutem ju bej thirrje qe te veproni ju, jan duke na marr shendetin, kemi frik te ankohemi neper gardian sepse ngelen tu na dhen paracetamola e hapne gjumi(diazepam) rast konkret sot nje vella i joni ka nderruar jet i semur prej 3 muajsh me semundjen(kancer) te paraqitur nga doktoret ku dhe ketu i ishte nenshtruar nje operazioni kirurgjikal,shkaku i vdekjes nga mungesa e ilaceve mungesa e nencmimit te rracizmit me permbledhjen e fjalve na poshterrojn , ju lutem dua qe kete sms ta merrni per baz ta publikoni dhe fotot qe do jua dergoj ju lutem publikohini pa fytyr ju lutem te gjith shqipetarve te ngrihen per vellezerit e tyre e dim fakti qenjemi ketu nuk eshte nga e mira por cdo gje per te sakrifikuar per me pas nje kafshat buk”, ishte denonsimi i tij. /GazetaDemos/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit