Në Deçan shqyhet foto e Kandidatit për Kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti, të vendosur në njërin nga objektet private në qendër të Deçanit.
Për rastin e ndodhur ka njoftuar Shefi i Shtabit zgjedhor të kësaj partie, Faton Selmanaj, i cili ka thënë se brenda 24 orëve dy herë është larguar dhe shqye fotografia e Albin Kurti.
Për rastin e ndodhur është njoftuar edhe policia e Kosovës dhe vëzhguesit e Demokracisë në veprim.