1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Shtatori do të sjell shumë të papritura”, ja pse politikanët tanë duhet më tepër të qëndrojnë në Washington se në Kosovë

Rekomandime

Publicisti Emin Azemi ka thënë se Serbia po krijon krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të hapur”!

- Advertisement -

Ai ka komentuar lajmin se Serbia po planifikon të ndërtojë një objekt të rëndësishëm strategjik në territorin e një shteti tjetër.

Bëhet fjalë për një aeroport të madh ndërkombëtar në qytetin e vogël të Trebinjës, që po ndërtohet pa e pyetur shtetin e Bosnje e Hercegovinës.

“Defakto kjo mund të quhet pushtim nga Serbia i territorit të Bosnje-Hercegovinës. Për aeroportin, Serbia ka bërë marrëveshje të paligjshme me një entitet separatist si “Srpska Republika” dhe me këtë Serbia po nxiton të krijojë edhe krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të hapur”. Ekspertët kroatë shprehen se në funksion të qëllimit ushtarak pista e aeroportit të Trebinjes është projektuar të jetë më e gjatë se pista e aeroporteve ndërkombëtare të Zagrebit dhe të Beogradit, dhe e skicuar posaçërisht për pritjen e aeroplanëve të mëdhenj rusë të transportit ushtarak “Antonov””, shprehet Azemi në Facebook.

- Advertisement -

Ai thotë se kjo është strategji ushtarake serbe, e mbështetur nga Rusia, që çon në shpenzimin e një shume kolosale parash për ndërtimin e një aeroporti të madh ndërkombëtar në Trebinje, që do të jetë pronë e Serbisë dhe do të drejtohet prej saj.

“Praktikisht Serbia po ndërton një bazë ajrore për forcat ushtarako-ajrore serbe dhe ruse. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim të fuqishëm nga Brukseli dhe Ëashingtoni. Ky i fundit është i zënë me operacionin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani, kurse Rusia dhe po e shfrytëzon këtë kaos për të realizuar synimet e veta në Ballkan”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Në fund, Azemi tha se politikanët në Shqipëri e Kosovë duhet të mblidhen për nderimin e një strategji antihegjemoniste që vjen nga Moska e Beogradi.

“Ky është edhe një argument plus që politikanët kryesorë në Tiranë dhe në Prishtinë sa më parë duhet të mblidhen dhe të ndërtojnë një strategji antihegjemoniste që vjen nga Moska e Beogradi. Shtatori do të sjellë shumë të papritura, por politikanët e Prishtinës duhet tash e tutje më tepër të qëndrojnë në Ëashington se sa në Kosovë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit