6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

SERBËT E RINJ ME METODA TË VJETRA – HELMIMET 1990 VS 2019

Rekomandime

Në pranverën ftohtë të vitit 1990 regjimi i atëhershëm serb kishtë tentuar t’i shfaroste shqiptarët. Qëllimi i tyre e arsyetonte mjetin. Atë botë, mjeti i përzgjedhur ishtë i padukshëm e i pa vrejtshëm.

- Advertisement -

Mbi 7 mijë shqiptarë, kryesisht të moshave të reja, ishin helmuar me gazra toksike. E dëmi ishtë i paimagjinueshëm.

Nga incizimet e bëra simptomat tregojnë se nxënësit u helmuan me një lloj helmi toksik, i cili kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, ç’rregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

Disa prej tyre, thuhet se edhe më vonë humbën jetën si pasojë e dozës së lartë të helmit që kishin thithur.

- Advertisement -

Historia kriminale u rikthyer përsëri në vendin e njejtë, në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme 26 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë helmuar gjatë numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Serbia.

- Advertisement -

Në mesin e 26 personave, thuhet se janë nëntë gra dhe dy prej tyre shtatëzënë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pacientët kishin kruarje të duarve e të vjella.

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 11:00 pasi thuhej se zarfet e ardhur nga Serbia kundërmonin.

Këtë e ka deklaruar Besnik Buzhala nga divisioni i Shërbimit të Votuesve.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

E nga Qendra Klinike Universitare është konfirmuar se pacientët janë pranuar.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu për Insajderin sot gjatë ditës./Insajderi.com/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit