Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për Iuftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj evropianë dhe Rusisë rreth vendosjes së dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës përfunduan pa rezultat këtë javë, pa plane konkrete për t’u takuar përsëri. SuImi kibernetik kundër Ukrainës i ka ndezur më tej tensionet.
Një zëdhënës i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se nuk ishte ende e qartë se kush ishte përgjegjës për suImin kibernetik, por se presidenti Joe Biden ishte informuar për të.
“Ne jemi në kontakt me ukrainasit dhe kemi ofruar mbështetjen tonë ndërsa Ukraina heton lidhur me pasojat dhe natyrën e tij dhe merr masa kundër incidenteve”, tha zëdhënësi.
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike për Rusinë nëse presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr një ndërhyrje në Ukrainë. Rusia mohon të ketë plane për të suImuar Ukrainën dhe i ka kërkuar NATO-s të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe të japë garanci sigurie që ka propozuar Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe NATO’ja i kanë refuzuar kërkesat.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se qeveria ruse mund të jetë duke u “përgatitur për një ndërhyrje në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të gjera të të drejtave të njeriut dhe KRlME Iufte nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj.”
“Si pjesë e planeve të saj, Rusia po krijon terrenin që të sajojë një pretekst për pushtim, përfshirë aktivitete sabotuese dhe operacione informative, që t’i përdorë më pas për të akuzuar Ukrainën për përgatitjen e një suImi të afërt kundër forcave ruse në Ukrainën lindore.” tha Psaki.
Ushtria ruse “planifikon t’i fillojë këto aktivitete disa javë përpara një ndërhyrjeje ushtarake, që mund të fillojë nga mesi i janarit deri në mes të shkurtit,” tha ajo.
Zëdhënësja tha se nëse Presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr hapa të tillë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ashpër.
“Nëse ata vendosin të angazhohen në negociata dhe bisedime diplomatike, ne do të jemi shumë të hapur dhe shpresojmë që (Moska) ta bëjë një gjë të tillë. Por në fund të fundit, është një zgjedhje që u takon atyre,” tha ajo.
Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që tregojnë se Rusia ka pozicionuar tashmë një grup operativësh për të kryer një operacion provokues në Ukrainën lindore.
“Operativët janë të trajnuar në Iuftën urbane dhe në përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër forcave pro-ruse” tha zyrtari, i cili foli me kushtin që të mos identifikohet.
Zyrtari tha gjithashtu se të dhënat tregojnë se “aktorë të përpjekjeve të ndikimit rus tashmë kanë filluar të fabrikojnë provokime në mediat shtetërore dhe sociale për të justifikuar një ndërhyrje ruse dhe për të shkaktuar përçarje në Ukrainë.”
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se duke u nisur nga shembujt e historisë, vështirë që këto lloj aktivitetesh të bëhen pa dijeninë e udhëheqësve të lartë rusë.
I pyetur nëse ushtria amerikane do të vazhdojë të mbështesë forcat ukrainase në rast të një pushtimi rus, Kirby tha: “Ne i kemi dhënë dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë sigurie Ukrainës për mbrojtjen e saj.”/voa