0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik të Greqisë, as iniciale e as ndonjë pllakë përkujtimore (FOTO)

Rekomandime

Hasan Prishtina kishte një shtëpi në Selanik të Greqisë, e cila dallohet edhe për nga arkitektura e saj e veçantë, e që sipas informatave kjo shtëpi tash e shumë vite shërben si shkollë për nxënësit e verbër.

- Advertisement -

Kjo shtëpi është në rrugën “Leoforos Vasilissis Olgas” në Selanik, dhe sipas disa reportazheve, në këtë shtëpi nuk është asnjë shenjë identifikuese që kjo shtëpi ishte e Hasan Prishtinës.

Më herët kishte reaguar historiani Arben Llalla që për këtë shtëpi të iniciohet edhe procedurë mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke specifikuar se duhet të hapen letrat dhe jo të heshtet prona.

Më poshtë po e sjellim reagimin e më hershëm të Arben Llallës.

“Shtëpia-Pallat e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina në Selanik, ky objekt është pronë e një shtetasi të Shqipërisë, prandaj do të ishte e udhës që Shqipëria të kërkonte zyrtarisht rikthimin e pronës së shtetasit të saj.

- Advertisement -

anë me dhjetra shtëpi dhe pasuri të patundëshme të shtetasve të Shqipërisë që pas vdekjes së tyre u janë dhuruar Shqipërisë, por ende Shqipëria nuk ka mundur ti marë. Duhen të hapen letrat dhe jo të heshtet për këto prona.”-shkruan Llalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit