10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Shtetet e Kuintit kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të zgjidhë çështjen Deçan-Plavë

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar deklaratën e përbashkët të ambasadorëve nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë.Shtetet e Kuintit sot kanë vizituar rajonin e Deçanit me ç’rast kanë bër thirrje që palët t’iu përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat Speciale Mbrojtëse.Në njoftim thuhet se këto shtete kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë.

- Advertisement -

“Ambasadorët nga Francëa, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me përfaqësues nga BE, KFOR, dhe OSBE vizituan rajonin e Deçan / it në një udhëtim për gjetjen e fakteve. Ata u takuan veçmas me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe At Sava Janjic të Manastirit të Deçanit.

Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat Speciale Mbrojtëse, dhe të adresojnë çdo shqetësim të mbetur brenda kornizës së Këshillit Monitorues të Implementimit (KPM), përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.

Për më tepër, ne nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan. Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me sa më sipër”, thuhet në njoftim.Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë është takuar me kryetarin Ramosaj, i cili ka njoftuar se janë pezulluar punimet në këtë pjesë.“Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, u pajtuam që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit”, ka njoftuar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit