3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shtetet e QUINT-it alarmojnë për rrezik në veri: Kosova e Serbia të vetëpërmbahen

Rekomandime

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorike apo veprim që mund të rrisë tensionet. Në një deklaratë, ato janë shprehur të shqetësuara për rrezik të përshkallëzimit të situatën në Kosovë me nisjen e protestave të paralajmëruara në veri.

Deklarata:

- Advertisement -

Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian marrin parasysh demonstratat e planifikuara sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës. Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor si dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe për të dëgjuar zërin tonë, të drejta të cilat zbatimi i ligjit është përgjegjës për t’i mbrojtur. Forcat e rendit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit. Quint-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit