4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtetet hezituese për vizat, Heldt ia jep një ide Kosovës si t’i bindë ato

Rekomandime

Pritjet e kosovarëve për liberalizim të vizave janë në kulmin e tyre tashmë kur Gjermania e kancelares gjermane, Angela Merkel, është duke e udhëhequr presidencën e BE-së.

Lidhur me procesin e heqjes së regjimit për lëvizje të lirë të kosovarëve në Zonën Schengen ka folur sot ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, në një organizim të GIZ.

- Advertisement -

Heldt ka thënë se sigurisht që Gjermania ka dëshirë që kosovarëve t’iu hiqen vizat, megjithatë thekson se vendimi për diçka të tillë nuk varet vetëm nga qëndrimi i Berlinit zyrtar.

“Dëshira është aty, por nuk varet vetëm nga Gjermania”, ka thënë Heldt.

Diplomati gjerman në Prishtinë ka thënë se çfarëdo vendimi për heqje të kufizimit të lëvizjes për kosovarët prek dhe sigurinë e shteteve anëtare, prandaj është një vendim për të cilin duhet të pajtohen të gjithë.

- Advertisement -

“Çdokush duhet të ndihet rehat dhe ne thjesht nuk mund ta imponojmë diçka të tillë, duke thënë që ne duam këtë, dhe që të gjithë të tjerët të na ndjekin”, ka shtuar ndër të tjera Heldt.

Teksa ka folur për këtë çështje, Heldt ka rikujtuar atë që është bërë gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, kur ishte krijuar një grup punues i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave.

- Advertisement -

Heldt ka thënë se një gjë e tillë ka qenë shumë një ide e mirë, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me sigurinë përmes krijimit të grupeve bilaterale të diskutimit.

“Një gjë që e shoh si një ide shumë e mirë në vitin e fundit, Qeveria kishte propozuar Ministrisë sonë të Brendshme, që nëse keni kërkesa specifike sa i përket çështjeve që ndërlidhen me sigurinë, pse ne nuk krijojmë grupe të përbashkëta punuese për t’i diskutuar këto çështje. Kështu që gjërat nuk qëndrojnë të pasqaruara në ajër, por le të flasim për to dhe ju mund të vendosni nëse jeni të kënaqur apo jo”, ka thënë Heldt.

Ai ka thënë se një strategji e tillë e punës do të ishte mirë nëse do të përdorej nga Kosova edhe me shtetet tjera të cilat janë duke hezituar sa i përket liberalizimit të vizave.

“Mendoj që kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të lëvizur përpara edhe me disa qeveri të cilat po hezitojnë”, ka thënë Heldt.

Tutje ai ka thënë se gjërat megjithatë nuk mund të bëhen thjesht si me shkop magjik.

Përveç tjerash Heldt ka përmendur edhe deponimin aktual në Parlamentin Evropian në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe thotë se shpreson që një momentum i tillë të çojë edhe në një qëndrim unifikues në Këshillin e Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit