7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kaq euro kushton për litër

Rekomandime

Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent.

Në fillim të javës çmimi i naftës shkonte më së larti në 1 euro e 64 cent për litër. Por çmimi ndryshoi brenda javës, të enjten në mbrëmje çmimi u rrit për katër centë duke shkuar në 1 euro e 70 cent ndërkohë që të premten arriti në 1 euro e 73 cent për litër, çmim me të cilin po shitet edhe të shtunën.

- Advertisement -

Por jo të gjitha pikat e shitjes me pakicë kanë rritur çmimin brenda ditës. Në disa prej tyre të shtunën një litër naftë kushton 1 euro e 68 centë e në të tjera 1 euro e 71 cent.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimi i naftës në pjesën e dytë të muajit prill ishte 1.58 për litër, e rritja filloi në muajin maj, ku një litër naftë shitej për më shumë se 1.60, çmim ky që ndryshoi çdo ditë.

Aktualisht çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka pasur rritje për 1.5% e një fuqi naftë shitet për 112 dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit