4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtypi serb: ”Bullgarët duanë të pushtojnë pjesë të Serbisë

Rekomandime

Zëvendës Kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, shkaktoi zemërim në rajon me një urim skandaloz me 8 Mars dhe njoftoi tendencat irredentiste të partisë së cilës ai i përket, VMRO-BND.

- Advertisement -

Në sfondin e kartolinës së urimit që ai publikoi në emër të partisë së tij VMRO-BND, përveç figurës së stilizuar të një gruaje me një fëmijë dhe fjalëve “traditë, familje, vlera”, harta e Bullgarisë së Madhe është qartë e dukshme.

Sipas asaj harte, Bullgaria përfshin të gjithë Republikën e Maqedonisë Veriore, pjesë të Greqisë, por edhe qytete serbe, si Nishi dhe Vranja.

Ky koncept daton në shekullin e 19-të dhe ishte parashikuar që këto territore të pushtoheshin nga Bullgaria e pavarur. Sidoqoftë, ata kufij mbetën vetëm ëndrra të papërmbushura të Sofjes, përveç periudhave të shkurtra të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, kur u kryen mizori në territoret e okupuara, qëllimi përfundimtar i së cilës ishte bullgarizimi i popullsisë.

- Advertisement -

Karakachanov, ndryshe është i njohur për shpërthime të tilla shoviniste. Muajin e kaluar, ai i quajti serbët “okupues” të Maqedonisë dhe u rebelua rreth forcimit të pretenduar të ndikimit kulturor serb në Maqedoninë e Veriut

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit