4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtria e Kosovës do të pajiset me helikopterë

Rekomandime

Pas pajisjes me armë automatike, Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.

Një gjë të tillë e bën të ditur komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

- Advertisement -

Gjenerali Rama, njofton se me çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.

E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.

Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.

- Advertisement -

Ndërkohë për pilotë kjo forcë nuk do të ketë telashe, pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.

Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit