1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shtyrja e hapjes së shkollave deri më 13 shtator, deklarohet ministrja Nagavci

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci është deklaruar pas vendimit të Qeverisë së Kovës, që të shtyhet hapja e shkollave deri më 13 shtator. Nagavci tha se ky vendim është marrë me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë.

Ministrja tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që mësimi të fillojë me prezencë të plotë të nxënësve në shkolla.

- Advertisement -

Me vendimin e fundit të Qeverisë, njëra nga rekomandimet sipas IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë është që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor 2021/2022 deri më 13 shtator të këtij viti.

Ashtu sikurse ju kemi njoftuar edhe përpara, të gjitha përgatitjet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë janë bërë si nga shkollat, drejtoritë komunale të arsimit, ashtu edhe nga MAShT-it.

Ne kemi rishikuar udhëzuesin për fillimin e vitit të ri, kemi shtuar edhe skenarin për rikthimin e plotë dhe të sigurt të fëmijëve në shkolla”, ka thënë Nagavci.

- Advertisement -

Më tutje, ministrja ka dhënë detaje edhe për mësimdhënësit e vaksinuar kundër virusit Covid-19.

Ju njoftoj se sipas të dhënave të DKA-ve, deri më datën 25 të këtij muaji, jemi njoftuar se më shumë se 72.30% të mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë vaksinuar tashmë. Prej tyre 34.32% kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndërsa të tjerët veçse e kanë përcaktuar terminin për vaksinim, por tashmë veç kjo nuk mjafton”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Ndërkohë sot Qeveria e Kosovës, ka shtrënguar masat kundër virusit Covid-19, pas rritjes së rasteve pozitive javëve të fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit