1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shumica prej 23 rasteve me COVID-19, që u konfirmuan mbrëmë në Pejë ndërlidhen me ceremoninë mortore

Rekomandime

Peja është komuna e tretë me më së shumti raste me COVID-19 në vend. Të infektuar me koronavirus ka në pesë fshatra të këtij qyteti. Mbrëmë atje janë konfirmuar edhe 23 raste të reja. Shumica e rasteve ndërlidhen me familjen e cila zhvilloi ceremoninë mortore më 6 prill, derisa pjesa tjetër janë kontakte të mjekut të infektuar.

Drejtori për Shëndetësi në Pejë, Petrit Loci  ka thënë për media se dje janë testuar 62 mostra nga kjo komunë dhe se në mesin e atyre që janë testuar kanë qenë edhe disa punëtorë shëndetësorë.

- Advertisement -

Ai ka treguar se shumica e këtyre rasteve janë nga Lagja Kristal, ku jeton familja e cila zhvilloi ceremoninë mortore, e cila ndikoi në përhapjen e COVID-19 në këtë qytet. Pjesa tjetër e rasteve thotë se janë kontakte të mjekut të infektuar.

“Dje janë testuar 62 mostra. Në mesin e atyre që janë testuar disa kanë qenë edhe punëtorë shëndetësorë, por që pozitivë kanë dal 23 persona dhe asnjë nuk është punëtorë shëndetësor. Të gjitha rastet që dolën mbrëmë pozitive janë raste kontakti të familjes që ka pasur të pame dhe të mjekut të infektuar”, ka thënë Loci për Express.

Sipas Locit, gjendja e të infektuarve është stabile. Dy prej të infektuarve thotë se janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, derisa pjesa tjetër janë në vetëizolim.

- Advertisement -

“Gjendja e të infektuarve është stabile. Dy janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së, derisa të tjerët janë në vetëizolim dhe në gjendje të mirë. Deri tash, raste me COVID-19 ka në pesë fshatra të Pejës. Numri i të infektuarve në Pejë ka arritur në 73, ku prej tyre pesë pacientë janë shëruar”, ka deklaruar Loci.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 32 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i të infektuarve në të gjithë vendin të shkojë në 763. Deri tani, 163 persona janë shëruar, derisa 21 kanë vdekur.

- Advertisement -

“Sot më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste”, thuhet në njoftim.

Rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Peja, Kaçaniku, Deçani, Prizreni, Suhareka dhe Shtimja.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime”, njofton IKShP’ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit