Në Gjinoc të Suharekës dy muaj më parë është bërë përurimi i shtëpisë së të moshuarve.
Aty do të strehohen të gjithë ata që nuk kanë përkujdesje familjare.
Gjatë ditës së sotme për vizitë ishte këngëtarja kosovare Shyhrete Behluli e cila ka drekuar bashkë me humanistin e njohur Halil Kastrati duke u shoqëruar nga kryetari i komunës Bali Muharremaj.
Në faqen në facebook “Lajme nga Suhareka” janë publikuar dy imazhe duke shkruar: Shtëpia e të Moshuarve tani po jep gjallëri dhe shpresë.
Me shumë knaqësi sot drekuam me këngëtaren e respektuar Shyhrete Behluli dhe Humanistin Halil Kastrati, Bali Muharremaj.