Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të bëjnë opozitë të fortë, ndërsa si asnjëherë më parë, e ka vlerësuar LVV-në në një pikë.
Krasniqi ka thënë se gjatë Qeverisë Haradinaj, LVV ka bërë opozitë më efektive sesa LDK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.
“Mu ma merr mendja që cilësia e grupit parlamentar e bën dallimin.. Qe po ua lavdoj Vetëvendosjen pak.. Herën e kalume, LDK-ja ka qenë grupi ma i madh parlamentar. Vetëvendosja ka qenë grupi i tretë parlamentar edhe kur ju patën hjekë këta të PSD-së. Por opozitën e ka bë më shumë Vetëvendosja sesa LDK-ja, sepse kanë pasë grup parlamentar -unë mendoj- të konsolidum. Nuk e kanë më atë grup”, ka thënë ai në Pressing të T7.
Krasniqi ka thënë se opozitarizmi ka nevojë për grup të fortë parlamentar dhe ai vlerëson se partia e Albin Kurtit tani ka grup të dobët parlam