2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si do ta zhvilloja ekonominë e Kosovës

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Padyshim që është kohë parafushate, ku po fillojnë diskutimet për një ekonomi të pazhvilluar. Por, ajo që vërehet qartazi është mungesa totale e vizionit për ti dhënë infuzion një ekonomie të sëmurë nga pandemia e të varfër deri në palcë.

Qarkullimi i kapitalit të brendshëm është vetëm riciklim që në fund ka destinim daljen e parave jashtë vendit për import. S’po ndodhë asgjë e rë, s’ka asnjë alternativë.

Ajo që do të duhej të ndodhte është krejtësisht tjetër. Ne kemi një nga diasporat më të mëdha në botë për nga numri i banorëve të alokuar në shtetet më të zhvilluara të botës. Potenciali është i jashtëzakonshëm. Llogaritet që dhjetëra mijë biznese janë në pronësi të kosovarëve, atje.

- Advertisement -

Një qeveri vizionare e bën identifikimin e tyre, sidomos bizneseve të mëdha. Të bëhen takime intensive me ta. Të kuptohen kërkesat e tyre dhe të realizohen menjëherë. Të fillojë të bëhet zgjerimi i aktiviteteve të tyre në Kosovë apo edhe bartja e një pjese të biznesve të tyre.

Ata duhet të lirohen së paku 5 vjet nga taksat, t’u paguhet paga minimale për punëtorë të paktën për 2 vjet, tu ndahen parcela të tokës dhe t’u sigurohet infrastruktura përkatëse. Kjo është mënyrë e mëncur për të sjellë infuzion të rëndësishëm. Ata kanë qasje të lehtë edhe në kredi të bankave të mëdha evropiane, pasiqë euro nuk ka qenë asnjëherë më e lirë se sot.

- Advertisement -

Bankat e atjeshme menxi s’presin. Për shkak të luftës tregtare ndërmjet euros, dollarit amerikan e juanit kinez, kamatat në euro janë shumë të favorshme. Normat e interesit për blejren e valutës evropaine vazhdojnë të jenë në minus.

Paralel me bizneset, në diasporë ne kemi qindra mijë punëtorë që punojnë në kompanitë e mëdha. Një qeveri me vision duhet t’i kontaktojë menaxherët kosovarë në ato ndërmarrje dhe të shikojë planet e atyre kompanive për zgjerim në tregje të jashtme.

Ne kemi shumë pasuri natyrore që mund të përpunohen. Nëse ne, përmes menaxherëve të tyre që janë pjesë e jona, krijojmë lidhshmëri me ta dhe iu bëjmë oferta të favorshme biznesi, do të vijnë. Sërish duhet lirim nga taksat, subvencion, tokë falas e shumë cështje tjera, pasi ato po i bën rajoni.

Kapitali i jashtëm do të vijonte të ishte infuzion i madh, që do ta vinte në lëvizje ekonominë tonë.
Natyrisht, për këtë duhet hequr shumë pengesa burokratike, duhet të luftohet korrupcioni dhe të krijohen fonde të mëdha siguruese. Kapitali i jashtëm do garanca e shtetet e vogla me ekonomi të pazhvilluara e kanë të vështirë ta bëjnë atë garantim. Por, kur e di që ajo sjell zhvillim, ia vlen barra qiranë.

Pse të ndërtojmë autostrada 1 miliard euroshe, kur mund ta kemi një fond garantues në atë shumë dhe të japim subvencione po aq?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit