5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Si e anuloi Edi Rama ditën e zisë për 45 shqiptarët pas telefonatës së Vuçiçit

Rekomandime

Ka dyshime të forta që Vuçiç ka telefonuar Edi Ramën, duke i kërkuar të mos shpallte ditë zie, pasi shqiptarët që humbën jetën në aksident i përkasin një shteti tjetër

Mëngjesin e së martës që shkoi, në perëndim të Bullgarisë, u shënua një nga aksidentet më tragjike të viteve të fundit. 44 persona humbën jetën, shumica e të cilëve ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Lajmi për tragjedinë bëri jehonë në mediat kryesore botërore.

- Advertisement -

Për tragjedinë reaguan krerët e shteteve dhe politikës në Ballkan. Shqiptarët janë ndarë në 4 shtete në rajon, ku shteti amë është Shqipëria.

Disa orë pas aksidentit, nga opinioni publik pati një presion ndaj qeverisë së Edi Ramës për të shpallur një ditë zie kombëtare në respekt të viktimave dhe dhimbjes së familjarëve të tyre.

Pas reagimeve të shumta, në Këshillin e Ministrave pati lëvizje paraditen e së martës, për të shpallur një ditë zie kombëtare.

- Advertisement -

Madje, në rrethet politike dhe mediatike u përhap lajmi se Edi Rama ishte gati të firmoste vendimin për zinë kombëtare, ku të gjitha institucionet shtetërore do të ulnin flamurin në gjysmë shtizë. Por, befas, lëvizjet për shpalljen e zisë kombëtare për vdekjen e shqiptarëve në aksident, u pezulluan.

Nuk dihen rrethanat që çuan Edi Ramën nga tëheqja e shpalljes së zisë.

- Advertisement -

Një nga versionet kryesore të kësaj tërheqje të menjëhershme konsiston në ndërhyrjen nga Beogradi, konkretisht nga Aleksandar Vuçiç, i cili ka ndikim të konsiderueshëm mbi Edi Ramën.

Ky i fundit vijon përpjekjet për t’u paraqitur në sytë e BE dhe SHBA si faktor kyç politik i paqes në Ballkan. Ka dyshime të forta që Vuçiç ka telefonuar Edi Ramën, duke i kërkuar të mos shpallte ditë zie, pasi shqiptarët që humbën jetën në aksident i përkasin një shteti tjetër.

Beogradi do ta konsideronte si një mesazh pro Shqipërisë së Madhe solidarizimin e Tiranës me familjarët e shqiptarëve që humbën jetën në aksident, meqenëse ata janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Dhe Edi Rama vështirë t’i thotë ‘jo’ mikut të tij Vuçuç.

Për shkak të Vuçiçit, Rama pothuajse ka shpallur non grata kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Kosovë u festua nga qeveria Rama si të ishte Dita e Pavarësisë.Pamfleti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit