-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si e arsyetojnë në Serbi koreografinë me ngjyrat ukrainase që u pa si fyese për viktimat në Ukrainën e pushtuar?

Rekomandime

Një koreografi e bërë nga tifozët e Crvena Zvezdas në derbin ndaj Partizanit në Serbi ka nxitur mjaft reagime.

Aty shiheshin varreza dhe ngjyrat e flamurit ukrainas, verdh dhe kaltër.

- Advertisement -

Kjo lidhej me Iuftën që ka nisur në Ukrainë nga Rusia, shtet mik i Serbisë.

Se koreografia ishte për Ukrainën, forcohet edhe më shumë me faktin se sponzori kryesor i Crvena Zvezdas është Gazpromi i Rusisë.

- Advertisement -

Por, tani serbët po mundohen të bindin opinionin ndërkombëtar që koreografia nuk ka pasur lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë, edhe pse ngjyrat verdh e kaltër nuk lidhen me asnjërin nga dy klubet, e as me një film televiziv me të cilin e ndërlidhën koreografinë.

“Pas fillimit të ndeshjes, në mes të tribunës është shtrirë fotografia e Vojisllav Miqovicit, një nga episodet më të njohura të kinematografisë jugosllave dhe serbe, nga filmi “Maratonistët vrapojnë rrethin e nderit”. Bëhet fjalë për një personazh që në filmin legjendar ka kënduar të famshmen “Mirëmbrëma” dhe ndër të tjera në film ka trembur njerëzit në varreza, gjë që ka qenë një mesazh i fshehur nga fansat bardhekuq”, u arsyetua gazeta serbe, Blic.

- Advertisement -

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një shkrim në Twitter, ka thënë se Crvena Zvezdan e mbështet Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e Iuftës” që morën pjesë në Iuftërat e ish-Jugosllavisë.

“Këta janë Delije, ultrasit e futbollit të kampiones në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezda, duke zbuluar një pankartë tronditëse të flamurit ukrainas me varre në sfond. Ky është ekipi që mbështet Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e Iuftës” që morën pjesë në Iuftërat e ish-Jugosllavisë” shkroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit