1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si e mori vesh Majlinda për ofertën 3 milionëshe? “M’u derdh kafja…”

Rekomandime

Driton Kuka ka zbuluar në emisionin Pressing të T7 se Majlinda Kelmendi, disa vite para Lojërave Olimpike, ku xhudistja kosovare mori të Artën, kishte ofertë për të ndërruar shtetësinë.

Kuka zbuloi se Kazakistani ishte i gatshëm të derdhë 3 milionë euro në arkën e Majlinda Kelmendit.

- Advertisement -

Por, pa u mendua dy herë Kuka refuzoi atë ofertë bashkë me Majlindën, por kjo e fundit zbuloi në Pressing se për një kohë të gjatë se kishte ditur shumën.

Ajo e kishte marrë vesh këtë nga shoqëria.

“Qysh moj i refuzove tre milionë euro? Isha tu pik kafe dhe mu derdh, thash sa!!!?”, u shpreh Majlinda.

- Advertisement -

Ajo me shumë krenari, thotë se kurrë nuk është pishman që refuzoi milionat për të garuar për vendin e saj, që e ka bërë krenar me medalje të shumta të arta.

“Kurrë s’jam kanë pishman për atë ofertë, dhe s’besoj se do të bëhem ndonjëherë në jetë. E kam ditë që Kazakistani e ka bërë këtë ofertë”.

- Advertisement -

Ajo tregoi se edhe një tjetër shtet është munduar ta marrë në radhës e saj, është Azerbajxhani.

“Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportise sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosem që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marrë kurrë këtu, por s’jam pishman aspak mënyre se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë organizoi një ceremoni shtetërore.

Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit