1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si e pati kërcënuar Ramush Haradinaj, Rrahman Ramën me shkarkim? (VIDEO)

Rekomandime

Rrahman Rama, nuk do të jetë më komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai sot dorëzoj dorëheqjen e tij tek presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në vend të tij në krye të FSK-së u emërua Bashkim Jashari.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit në Presidencë, Rama dha një deklaratë të shkurtër për Klan Kosovën.

“Kam qëndruar mjaft”, tha shkurtimisht ai.

- Advertisement -

Në ndërkohë një paralajmërim se do të mund ta shkarkojë e kishte marrë nga Ramush Haradinaj, para më shumë se dy vjet e gjysmë.

Haradinaj, më 12 shkurt 2019 në cilësinë e kryeministrit pati deklaruar se nëse Ramës i duket vështirë për ta udhëhequr ushtrinë, mund të ketë ndonjë tjetër që do të mund ta merrte postin e tij.

- Advertisement -

“Nëse ai mendon se është zor për ta mbajtur ushtrinë, mund të ketë ndonjë djalë ri a ndonjë vajzë të re eprore, që mendon që nuk është aq zor për ta udhëhequr ushtrinë. Kështu që nuk ka arsye që komandanti të dalë shpesh në media”.

Këto komente ai i bëri pasi në atë kohë kreu i FSK-së i pati dërguar një letër Hashim Thaçit, i cili ishte president.

Në atë letër Rama e informoi kreun e shtetit se një gjeneral amerikan anuloi ardhjen në Kosovë, shkaku i taksës 100% që ishte vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kjo e pati hatruar fort Haradinajn.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit