1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si e turpëroi Prishtina, Palmerin në Beograd

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kur Palmer erdhi në Prishtinë, posa zbriti nga aeroporti, rrugës pa shumë varreza veturash. Por, pamja e parë që i ra në sy ishin rrugët e mbushura gropa, pa asnjë vijë të bardhë dhe të mbushura bërllog gjithandej.

Me të hyrë në rrugën “Prishtinë-Pejë” i kanë ra në sy shtëpitë që kanë synim të hyjnë në asfalt, secila disakatëshe e të pameremetuara thuakse asnjë.

“Shoh pak civilizim këtu”, do të ketë thënë vetmevete.

- Advertisement -

Kur mbërriti në kryeqytet do të ketë pa një kaos urbanistik, me hapësira të ngulfatura nga kaifteritë, trotuaret e bllokuara prej kerreve të parkuara aty, asnjë park. Plot ndërtesa ngkitur me njana tjetren pa asnjë kompozocion, pa asnjë domethënie arkitektonike urbane.

Do të ketë kërkuar ndonjë pikë ujë në një qytet që ka gati gjysmë milioni banorë. Ncuk, s’ka lum këndejpari.

- Advertisement -

Pastaj e kishte në agjendë Beogradin. Me të zbrotur pa një pamje të njohur, si ajo e Washingtonit. Rrugë të gjera, vija të bardha, pastërti gjithandej, asnjë gropë. Nuk kishe varreza veturash, shtëpitë ishin njëkatëshe, të rregulluara dhe asnjë afët rrugës. Aty, në vend të tyre pa gjelbërim.

Kur hyri në Beograd pa pastërti, ndërtesa të bukura me stil urban në kompozocion me njëra tjetrën, plot parqe. Asnjë kerr nuk ishte i parkuar në trotuar, ama bash asnjë. Kafiqat nuk e kishin uzurpuar asnjë metër të pronës publike.

Ku është uji, tha me veti. “E ke atje, Danubin që është lumi më i madh i Evropës. Madje, bash në qytet bashkohet me Savën.

“Janë pak të pacivilizuat shqiptarët”, mund ti ketë thënë Vuçiqi gjatë darkës, që nuk e hëngri në Prishtinë me ndokënd. Aty, Palmeri do të jetë ndier me të vërtetë ne siklet. Ai e di që ata janë shumë të egër me fqinjët, komplet të pacivilizuar. Vetëm se kanë zgjedhur të jenë të civilizuar me vetveten.

“Po pse shqiptarët janë shumë të civilizuar me tē tjerët e kaq të pacivilizuar me vetvetën” do të thoshte.

Ndërsa, unë do të thosha sa me fat jena që Amerika është e pozicionuar në anën tonë, pak pët çështje humanitare, e kryesisht shkaku i Rusisë.

Evropa nuk është kështu. Ajo e vlerëson shumë civilizimin. Sot Holanda na bëri të qartë që pa i futë të korruptuarit në burg s’ka me na i liberalizu as vizat. Në, në vend të covilizohemi, e shajna Evropën me lloj lloj epitetesh. Nuk merziten aspak ata. Punët mirë i kanë për vete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit