2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si erdhi koronavirusi në Kosovë, çdo ditë raste të reja në rajone të ndara

Rekomandime

Kosova të premtën edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus. Që nga dita e premte e deri më sot, në Kosovë janë 13 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

- Advertisement -

I njëjti person, dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, nga ky shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

Njësoj si Vitia, edhe qyteti i Klinës është futur në Karantinë. Kjo pasi që rasti i dytë i shënuar me koronavirus u konfirmua nga kjo komunë.

- Advertisement -

Një shtetase italiane, 22 vjeçare shënoi rastin e dytë të konfirmuar me koronavirus në Kosovë. E njëjta kishte jetuar në Klinë tek një familje kosovare teksa besohet se ka punuar në një organizatë.

Rasti i tretë që u konfirmua dje nga ministria e Shëndetësisë, dhe i njëjti ka lidhje familjare me rastin e parë nga Vitia.

- Advertisement -

E dy raste të tjera u konfirmuan te shtunen në mbrëmje. Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

Si rrjedhojë, qeveria ka vendosur që edhe komuna e Malishevës, njësoj si ajo e Vitisë dhe Klinës, të futet në karantinë.

Ndërkohë gjatë ditës së dielë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar edhe për katër raste të reja të kosovarëve që janë prekur me koronavirus. Ai tha se nga katër rastet e reja, tre janë nga Malisheva-kontakte të rastit të parë, dhe një rast i ri nga Komuna e Podujevës.

Megjithëkëtë, raste të reja u paraqitën edhe gjatë ditës së hënë.

Para pak çastesh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus në Kosovë. Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

Qeveria vendos emergjencë të shëndetit publik

E Qeveria e Kosovës po ashtu gjatë këtyre ditëve ka ndërmarrë edhe masat që përputhen me gjendjen aktuale të përhapjes së këtij virusi në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi. Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publiK.

Këto masa përfshijnë:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.

Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.

Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësorë.

Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.

Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.

Statistikat e kontrolleve:

Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë.

Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit