7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministria e Arsimit e ka të caktuar të hënën pushim, SBAShK-u thotë se s’përfillin vendimin e Kryeministrit

Rekomandime

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë dhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në konflikt. Përderisa i pari 28 Nëntorin nuk e përfshinë si festë zyrtare, në kalendarin e MASh-it më 30 nëntor për të gjithë mësimdhënësit parasheh ditë pushimi për nder të kësaj feste. Avdullah Hoti po i beson Ligjit për Festat Zyrtare e Rrahman Jasharaj atij të MASh-it.

- Advertisement -

Mësimdhënësit kanë mbetur në mes të dy “zjarreve”. Përderisa kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se të hënën do të jetë ditë pune për të gjithë, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) është kërkuar që e hëna të jetë ditë pushimi, shkruan Gazeta Express.

E fajtor për këtë situatë është ndeshja e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovëdhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021

Lista e festave zyrtare ne Kosovë
Përderisa i pari nuk e njeh si festë zyrtare 28 Nëntorin në kalendarin e MASh-it për nder të kësaj dite 30 nëntori do të jetë ditë pushimi për punëtorët arsimor.


Kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Se e hëna duhet të jetë ditë pushimi po insiston kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai ka thënë që anëtarësia e kësaj sindikate ka marr vendim që më 30 nëntor të jetë ditë pushimi për mësimdhënësit. Kjo bazuar në kalendarin shkollor për vitin 2020/2021, të përpiluar nga MASH-i.

- Advertisement -

“SBAShK-u të vetmin vendim që e respekton është ai i anëtarësisë së sindikatës, pra të punëtorëve të arsimit. Në kalendarin për vitin shkollor 2020/2021 që është publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet se e hëna është ditë pushimi në shenjë respekti për Ditën e Flamurit dhe ne publikisht kemi thënë që në kalendar thuhet dhe mendojmë që kjo ditë duhet të jetë ditë pushimi”, ka thënë Jasharaj për Express.

Për këso vendime Jasharaj ka theksuar se nuk janë konsultuar dhe se as nuk konsultohen me askënd e madje as me institucionet.

- Advertisement -

“Jo ne nuk konsultohemi me institucionet. Ne vendimet tona i sjellim karshi zërit të punëtorëve të arsimit. Në kalendar 30 nëntori i këtij viti është ditë pushimi dhe kemi thënë që duhet të jetë pushim në mënyrë që të maten punëtorët e arsimit, të fillojnë dhe ta vazhdojnë betejën për dije, për ta përfunduar në mënyrë sa më të mirë që munden këtë gjysëmvjetor”, ka deklaruar ai.

I pari i SBAShK-ut theksoi se do të respektojnë vendimin për të punuar për festa vetëm nëse kjo gjë ndryshohet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nuk jemi kundër që Parlamenti i Kosovës ta ndryshojë Ligjin e Festave dhe nuk jemi kundër që të vendoset që nëse një festë bie në ditë vikendi të ketë pushim gjatë ditëve të javës, por pse të fillohet pikërisht nga kjo datë e Ditës së Flamurit. Le të vendoset në Parlament dhe pastaj viti i ardhshëm është afër dhe ashtu siç veprohet për një festë të caktuar të veprohet për të gjitha festat e jo pikërisht tani për Festën e Flamurit”, ka thënë tutje Jasharaj për Express.

Express gjatë ditës ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Qeverisë, Antigona Baxhaku. Ajo nuk e ka komentuar vendimin e SBASHK-ut. Ka thënë për Express se është në fuqi njoftimi i Kryeministrit.

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, të premten, kishte lajmëruar se punohet të hënën në të gjitha institucionet përfshirë arsimin.

“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka shkruar Kryeministri.

Vendimi për përpilimin e kalendarit për vitin e ri shkollor për vitin 2020/2021 është marrë më 14 shtator të këtij viti, pra në kohën kur në krye të këtij dikasteri qeveritar është ministri Ramë Likaj. Pra ky vendim është marrë gjatë Qeverisë “Hoti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit