4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ishin tmerr për turqit – Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Janosh Huniadi bashkohen në Prizren

Rekomandime

Në oborrin e Katedralës ” Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në organizim të Kishës Katolike dhe Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, është vendosur busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot- Skënderbeu, krahas atij hungarez, Janosh Hunjadi, i cili është vendosur para një viti.

- Advertisement -

Pjesë e kësaj ngjarje, ishin qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Kancelari i përgjithshëm, don Shan Zefi dhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, thanë se jo rastësisht në këtë datë të veçantë po vendoset busti i heroit tonë legjendar.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se vendosja e bustit të heroit tonë krahas ati hungarez, është dëshmi e miqësisë historike mes popujve tanë, të cilen po e kultivojmë në vazhdimësi. Ndërkaq, deputeti nga Hungaria Ishtvan Balok, tha se është nder për të gjithë ne që t’i përkujtojmë bashkërishtë dy heronjtë tanë kombëtar.

Nga një fjalë rasti duke lartësuar figurat e Gjergj Kastritot- Skëndebeut dhe Janosh Hunjadit, mbajtën edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj- Stublla, dhe ministri i mbrojtjes, Anton Quni. Zbulimi i bustit të Gjergj Kastriot- Skënderbeut është bërë nga kancelari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, don Shan Zefi dhe deputeti hungarez, Ishtvan Balok.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit