1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si është e mundur të ekzistojnë objektet në hapësirë? A nuk janë vrimat e zeza ato që ‘thithin’ gjithçka?

Rekomandime

Vrimat e zeza nuk thithin gjithçka. Graviteti i tyre fuksionin njëjtë si graviteti i yjeve. Për këtë arsye, planetët rrotullohen të sigurt rreth vrimave të zeza në të njëjtën mënyrë që rrotullohen rreth Diellit ‘tonë’.

- Advertisement -

I vetmi dallim ndërmjet një vrime të zezë dhe një ylli është se vrima e zezë ka një rreze mjaftueshëm të vogël sa drita brenda kësaj rreze nuk mund të depërtojë.

Ekziston një vrimë e zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë, dhe nuk ekziston asnjë rrezik që të mund të ‘kapërdihemi’ prej saj.

E gjithë galaktika jonë rrotullohet në mënyrë të sigurt rreth vrimës së zezë në qendër të saj, siç përshkruhet në librin“Vrima e Zezë Galaktike Supermasive” nga Fulvio Melia.

- Advertisement -

Megjithatë. është e vërtetë që nëse diçka i afrohet shumë një vrime të zezë, ajo do ta “gëlltis” brenda, por kjo në përgjithësi nuk ndryshon nga një satelit tokësor që përplaset në oqean pas vitesh ngadalësimi për shkak të fërkimit.

Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.
Përkthyer nga: Shkendije Berisha

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit