21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Si është rezultati aty ku kalojnë ligjet, në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Rekomandime

Ndonëse shumica e njerëzve janë më të interesuar për ta përcjellë garën për president të Shteteve të Bashkuara, nuk duhet të harrojmë se në këto zgjedhje përcaktohet fuqia e pushtetit të dy partive edhe në aspektin legjislativ në dy dhomat e Kongresit – në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas votave të numëruara deri më tani, në Senat, që është dhoma e lartë e Kongresit, Partia Demokratike dhe Partia Republikane kanë numër të barabartë të ulëseve – secila nga 48, në bazë të të dhënave të televizionit Fox News.

- Advertisement -

Duhet theksuar se gara për ulëse në Senat, ndryshe nga gara për president, zhvillohet çdo gjashtë vjet.

Demokratëve u nevojiten katër ulëse më shumë për ta marrë kontrollin në këtë organ të rëndësishëm, ku votohen ligjet me peshë të madhe.

Republikanët duhet t’i ruajnë së paku 21 ulëse për ta mbajtur kontrollin edhe pas zgjedhjeve presidenciale, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Partia Demokratike tash për tash ka siguruar 208 ulëse, 15 më shumë se Partia Republikane që ka 193.

Për ta pasur shumicën në këtë organ, një parti duhet t’i ketë të paktën 218 ulëse dhe Demokratët qartazi janë më afër arritjes së këtij qëllimi.

- Advertisement -

Numri i ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve, ndryshe nga Senati, përcaktohet për çdo dy vjet. Në vitin 2018, Demokratët e morën kontrollin në këtë organ duke siguruar 232 ulëse.

Për ta ndryshuar këtë situatë, Republikanët duhet t’i marrin 21 ulëse shtesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit