1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si lindi miti i Mollës së Kuqe

Rekomandime

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka shpjeguar mitin e për Mollën e Kuqe që është krijuar ndër vite. Latifi thotë se Molla e Kuqe është simbolikë e kufijve të Perandorisë Osmane dhe si pasojë kjo simbolikë u adaptua nga shqiptarët, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Latifi ka shkruar se Molla e Kuqe nuk ka të bëjë me mollë konkrete por me mollën si simbol sundimi i Osmanëve.

“Tek ne ende besohet gjerësisht se fjala nuk është për një metaforë, por për një mollë konkrete, e cila besohet se ka qenë diku afër Nishit, pikërisht në kufirin që ndante territoret etnike shqiptare me ato serbe, para vitit 1878. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Nuk bëhet fjalë për një mollë konkrete, por për mollën si simbol sundimi. Kur osmanët e pushtuan Konstantinopojën, të cilën më pas e quajtën Stamboll, ata e gjetën para Kishës së Hagia Sofias, një shtatore të madhe të perandorit Justinian hipur mbi kali.Në njërën dorë Justiniani mbante shpatën, ndërsa në tjetrën një glob të kuq, i cili simbolizonte sundimin mbi botën të Perandorisë Bizantine. Osmanët e rrëzuan shtatorën e perandorit më të njohur bizantin, por i ruajtën simbolet e tij, bashkë me pretendimin për të qenë trashëgimtarë të fuqisë së dikurshme të Perandorisë Bizantine. Në mesin e këtyre simboleve ishte edhe metafora politike e globit të kuq, e cili, në vështrimin e osmanëve, dukej si një mollë e kuqe”, ka shkruar Latifi.

Sipas Latifit, e tërë simbolika e Mollës së Kuqe ka të bëj me një metaforë politike bizantino-osmane.

- Advertisement -

“Kështu, gradualisht, simbolika e Mollës së Kuqe u bë simbolikë e kufijve të Perandorisë Osmane dhe prej andej kjo simbolikë hyri edhe në imagjinatën kolektive të shqiptarëve dhe në folklorin e tyre. Pra, e tëra ka të bëj me një metaforë politike bizantino-osmane”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit