1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari? (VIDEO)

Rekomandime

Me shumë gjasë, vizituan monumente historike e vende të bukura të Stambollit.

Momente nga këto ngjarje i publikoi edhe Besa Trans, agjencia që dërgoi nga Shkupi në Stamboll, 53 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Pas disa ditëve në Turqi, autobusi i firmës në fjalë mori udhën e kthimit.

Deri afër Sofjes, gjithçka duket se shkoi mirë, njofton Klan Kosova.

Por, në një moment, sipas një versioni ende jozyrtar, mjetit i shpërtheu goma e parë.

- Advertisement -

Për pasojë, u përplas në anësoren e autostradës, te vendi Bosnek.

Kjo bëri që autobusi të rrotullohet e të përfshihet nga flakët, pas rrjedhjes së derivateve.

- Advertisement -

46 pasagjerë vdiqën në vend. Raportohet se ata u dogjën tërësisht, deri në hi.

Shtatë tjerë shpëtuan, pasi ia dolën të dalin nga xhami i pasmë.

Këtë fat nuk e patën katër anëtarë të familjës Ahmeti nga Shkupi, dy nga ta fëmijë binjakë 4 vjeç, pasi vdiqën të gjithë.

Në këtë tragjedi humbën jetën edhe 10 fëmijë tjerë.

Nuk mbijetuan as djali nga kërcova e vajza nga Tetova, qifti që u raportua se shkuan në Stamboll për të kremtuar ditëlindjen e 27-të të të parit.

E të gjithë të shpëtuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit