11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Si në filma, kosovari rrezikon jetën dhe nxjerr të gjallë tre persona në Gjilan që kishin rënë me veturë në ujë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Arben Shabani, i cili e ka ndihmuar Policin për t’i shpëtuar tre persona që ishin fundosur me veturë  në lumin “Morava” pas një vet aksidenti.

- Advertisement -

Në njoftimin për media thuhet se më 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informuar për një vetëaksident ku një veturë me katër persona kishte rënë në lumin “Morava” në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan.

Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalë menjëherë në vendin e aksdentit .

“Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e ‘Moravës së Binçës’ policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksdentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.

- Advertisement -

Me këtë akt, policia dhe qytetari i kanë nxjerrë të gjallë tre të aksdentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa si pasojë e këtij aksdenti ka mbetur e vd.ekur pasagjerja, shtetase e Shqipërisë”.

Policia me këtë rast falënderoi qytetarin Arben Shabani, i cili rrezikoi jetën e tij për t’i shpëtuar të aksdentuarit. 

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit