10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Si po ia mundëson Vuçiqi-Putinit vendosjen e raketave Iskander në Serbi

Rekomandime

Sanskionet e perëndimit ndaj Rusisë për agresioin ndaj Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-së po e dërgojnë presidentin rus, Vladimir Putin, në një skenar të ri.

Siç shkruajnë mediat, Putini po e shqyrton idenë e vendosjes të një sistemi raketor në Serbi për t’iu kundërpërgjigjur perendimit.

- Advertisement -

Sipas mediave, marrëdhëniet Rusi-Serbi mund të sjellin rezultat vendosjen e sistemit raketor taktik Iskander-M në Serbi. Ky sistem raketor me rreze të deklaruar deri në 500 kilometra, nëse vendoset në Serbi, është i aftë të mbajë në sy një territor mbresëlënës, duke përfshirë territoret evropiane dhe ë Turqinë. Në të njëjtën kohë, kompleksi ushtarako-industrial rus është në gjendje të prodhojë disa versione të Iskander-M me rreze të gjatë, të cilat mund të rrisin ndjeshëm zonën e prekur, duke e zgjeruar atë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Madje, një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane në Evropë, baza në Kosovë, automatikisht do të hyjë në fushëveprim të saj. Për këtë, në parim nevojitet pëlqimi i Beogradit për vendosjen e këtyre sistemeve raketore në territorin e Serbisë. Por, presidenti serb Aleksander Vuçiq, është duke llogaritur gjithashtu në ndihëm ruse në rastin e eskalimit të situatës shkaku i protestave, si me rastin e zhvillimit të minierës së litiumit. Vuçiq bëri të ditur se nuk do të lejojë që aktivistët mjedisorë të “përsërisin përvojën e masakrave në Kazakistan që ndodhën me ndërhyrjen e huaj”, duke e akuzuar perendimin se tentoi destabilizimin e situatës në këtë vend.

Bazuar në këtë, është e mundur që në sfondin e këtyre ngjarjeve, autoritetet serbe të kuptojnë nevojën për një afrim edhe më të fortë me Rusinë. Për më tepër, Moska ka provuar tashmë aftësinë e saj për t’iu përgjigjur shpejt situatave të krizës në vendet aleate duke vendosur me shpejtësi forcat e CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) në Kazakistan. Me një mbështetje të tillë, Serbia mund të nisë një kurs të qëndrueshëm zhvillimi, i mbuluar nga një mbështetje e fortë ushtarake dhe politike nga Moska, duke përfshirë sistemet raketore Iskander-M. Këtë shkrim të mediave ruse e ka komentuar edhe analisti i sigurisë, Darko Trifunoviç.

- Advertisement -

“Besoni ose jo…. por një media ruse raportoi se Rusia planifikon të vendosë ekipe raketash Iskander në Serbi ??? !!! Çfarë propagande!!! Sistemi Iskander përbëhet nga 51 automjete dhe, ndër të tjera, mund të mbajë raketa bërthamore prej 50 kilotonesh. Çfarë do të kalojnë ata dhe si do ta imagjinonte Rusia vendosjen e ekuipazheve të saj në Serbi?”, ka shkruar Trifunoviç në Facebook duke e shpërndar edhe shkrimin propagandues të mediave ruse.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia “është një vend sovran dhe nuk është një lodër ruse”, që sipas tij, “do të mund të luante dikush nga Kremlini”. Ai e ka quajtur lajm të pabesueshëm dhe pjesë e propagandës gjithëpërfshirëse anti-serbe që synon largimin e Serbisë nga BE-ja dhe vendosjen e saj si objektiv të forcave anti-ruse. “Kjo nuk më pëlqen as për shaka”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Kujtojmë, se Serbia momentalisht është nga të paktat shtete që po synon anëtarësimin në BE, por njëkohësisht po i kultivon marrdhëniet me Rusinë, e cila po e kërcënon të gjithë Evropën me luftë.

Vuçiq nuk po arrin të shkëputet nga politika ndikuese e Rusisë, duke e përdorur këtë si lloj kërcënimi për perendimin për kushtet që ua vendos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit