2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si po vuajnë dënimet me burgim të përjetshëm, ish-ushtarët e UÇK-së në Shkup

Rekomandime

Pjesëtarët e grupit po vuajnë sot dënimet në burgjet e Idrizovës dhe Shutkës. Siç duket në imazhet e siguruara, ata shfaqen të bashkuar duke demonstruar me simbolet kombëtare shqiptare.

- Advertisement -

Disa shfaqen duke bërë stërvitje brenda burgut, e disa duke kënduar këngë patriotike në nder të shokëve të tyre të rënë në betejë.

Dënimet e dhëna për pjesëtarët e grupit u lanë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Tashmë, shpresa e vetme e tyre mbetet Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut. Kërkesa e të dënuarve ka qenë që prej fillimit zhvillimi i një hetimi ndërkombëtar duke e konsideruar atë që ndodhi skenar të politikës.

“Këto sende janë të qarta, mund ti gjeni mes deklaratve politikanëve, kërkohet hetim ndërkombëtar e nuk ka”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

- Advertisement -

“Flitet për organizatorë të jetës politike që i kanë bërë këto ndodhi, jepen dënime dragonike për shqiptarët, nga ana tjetër nuk dimë organizatorët, ndaj vlerësojmë që ky proces politik duhet rihapur”, tregon Zijadin Sela, Kryetar “Aleanca për Shqiptarët”.

Gjatë luftimeve, u shkatërruan dhe u dogjën rreth 50 banesa. Autoritetet maqedonase financuan rindërtimin, përveç dy godinave që ende sot janë të shkatërruara si simbol i asaj beteje. Brenda kësaj godine në pronësi të Fadil Fejzullahut,muret ende janë totalisht të shkatërruara nga armë të kalibrave të mëdha.

- Advertisement -

Disa orendi janë rrëzuar përtokë. Mes sendeve, dallohen edhe libra fëmijësh. Ajo që bie fort në sy, janë këto parulla që kanë mbetur ende aty nga protestat e së shkuarës për liri dhe barazi.

“Tërësisht u ndërtu kjo lagje, vetëm shtëpia e Fadilit dhe Irfan Lutfiut nuk u ndërtuan se janë quajtur grup terrorist”, thotë Sedat Fejzllahu banor i Kumanovës

Fadil Fejzullahu, është një prej të dënuarve me burg përjetë. Ai ka qenë në banesë në momentet e betejës dhe sipas autoriteteve maqedonase, ka qenë mbështetje kryesore e grupit. Atij, thuhet se i janë gjetur faktorë plotësues baruti në duar, pra, akuzohet se ka sulmuar policinë me armë.

“Nuk e di, s’besoj, po edhe me pas zjarr, kur të gjuajnë me mbrojt veten..edhe mua më gjetën shenja baruti që isha në shtëpi, edhe fëmijëve, ajo është rrenë”, tregon Samet Fejzullahu, vëllai i Fadil Fejzllahu

“Nëse ka qenë grupi këtu, ka mujt në mënyrë më paqësore me u kry kjo punë, jo të gjuhet në orët e hershme mëngjesit pa paralajmërim, gra, fëmijë, pleq, e ta djegin një lagje të tërë”, thotë Sedat Fejzllahu banor i Kumanovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit