-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si quheshin shqiptarët dhe Shqipëria në mesjetë?

Rekomandime

Përpara se shqiptarët të ngjizeshin dhe konsolidoheshin si popull, ata identifikoheshin me një emër tjetër.

- Advertisement -

“Arbën” është etnonimi me të cilin protoshqiptarët e quanin veten, kurse “Arbnia” do të bëhej emër për hapësirën e tyre të jetesës, një lloj emri ekuivalent për Shqipërinë e mëpastajme. Por gjithë kjo histori është shumë më komplekse se kaq.

Fjalët “arbni” dhe “Arbni”, janë regjistruar me variante dhe kuptime të ndryshme si: arbni, Arbni, arbëri, Arbëri, arbëresh, arbnesh, arbnor, arbëror etj. “Arbni” shfaqet si emër fisi, si qytet, si etnonim, si krahinë gjeografike, si dioqezë kishtare, si formacion politik etj.

Veçanërisht historianët dhe gjuhëtarët, kanë debatuar gjatë dy shekujve të fundit për kuptimet e këtyre varianteve. Në këtë pikë, studiuesi Aurel Plasari vjen me një vepër që sintetizon këto debate duke i përmbledhur ato në librin e tij: “Arbni: historik, gjeografik, kishtar dhe politik”.

- Advertisement -

Ky botim vjen si Libri i javës, në emisionin CODEX të KTV-së.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit