1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Si u kap në befasi Basha, mësohet kurthi i Berishës për të hyrë në seli

Rekomandime

Hyrja e Sali Berishës në selinë e PD-së u mbajt e fshehtë deri në minutat e fundit përpara se ai ti printe grupit të Komisionit Rithemelues për të depërtuar brenda godinës. Që në orët e para të mëngjesit tek reporterët që mbulojnë opozitën ishte hapur lajmi që rreth orës 12:30, 29 anëtarët e komisionit mund të mblidheshin në seli.

Këtë gjë me sa duket e kishin dëgjuar edhe mbështetësit e Bashës që e kishin zënë një sallë vetë ndërsa tjetrës i kishin hequr karriget në mënyrë që askush tjetër të mos zhvillonte një aktivitet paralel. Por nëse Berisha nuk do të ishte vetë personalisht të tjerëve mund ti mbyllej dera forcërisht. Ky debat është zhvilluar edhe në mes mbështetësve të foltores deri aty nga 13:15 minuta kur lideri historik i demokratëve njoftoi se ai do ti printe vetë marshit në seli.

- Advertisement -

Kjo lëvizje e fundit ishte dhe kurthi që Berisha nuk ia kishte thënë askujt më parë dhe i kapi të gjithë të papërgatitur. Gazetarët u njoftuan vetëm 15 minuta para se ai do të shkonte personalisht ne PD dhe pas kesaj koha ishte shume e shkurter qe dikush te merrte masa. Berisha depertoi pa asnje pengese dhe i pa shqetesuar deri ne katin e dyte te godines. Madje edhe kur Berisha me mbështetësit vijuan të qëndronin ne seli, thirrjeve te administrates se PD-se për të mbledhur aty militante të bashës për ta mbështetur ate nuk iu përgjigj pothuajse asnje njeri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit